×
  • Kronika
  • Kronika

    Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Shtatë raste të dhunës në familje, janë evidentuar dje në polici.

    Nga dy raste janë në Prishtinë e Pejë, nga një në Fushë Kosovë, Deçan e Gjakovë.

    Në njërin nga rastet në kryeqytet, dy burra dhe një grua po dyshohen se janë rrahur mes vete.

    “Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, tha policia.

    Në Deçan, një person u arrestua nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike e psikike ndaj familjes së tij.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë me leje përkatëse pronë e të dyshuarit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

    Rasti tjetër në Prishtinë s’ka të bëjë me sulm fizik, por me dhunë psikike po. Një burrë po dyshohet se këtë vepër penale e ka bërë ndaj anëtares së familjes.

    “I dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha policia.

    E në Fushë Kosovë, një person u arrestua jo veç për dhunë psikike ndaj familjares, por edhe për kërcënim verbal. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Për dhunë psikike ndaj familjareve, në raste të ndara po dyshohen edhe dy persona në Pejë. Njëri nga të dyshuarit u lirua me procedurë të rregullt, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

    Për dallim nga disa vendet e lartcekura, në Gjakovë viktima s’po dyshohet të jetë grua por një burrë. Në këtë qytet një person u arrestua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

    “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.

    Nga Rubrika
    Kronika08 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë. Ata dyshohen për veprën penale “Marrja...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Policia i ka arrestuar dy persona dje për vjedhje të pyllit në Leposaviq. Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit kishin...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Njësiti i KFOR-it dje në Zubin Potok ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar, e kishte...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Të mërkurën Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”. Të pranishëm në nisjen e punimeve...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë. Ata dyshohen për veprën penale “Marrja...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka reaguar pas lirimit ë Shukri Bujës nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale. Sipas Klinakut...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar...
    Sport08 Nëntor 2024
    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.