×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    SHSKUK shpërblen me tender 1.1 milionë € më të shtrenjtë kompaninë e Lushtakut (Dokumente)

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK), i cili udhëhiqet nga infektologu Valbon Krasniqi, e ka shpërblyer me një kontratë prej rreth 4.15 milionë euro kompaninë “Security Code” për sigurimin fizik të hapësirave të QKUK-së. E ka bërë këtë ndonëse për po të njëjtin tender kishte pasur ofertë më të lirë për mbi 1.1 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

    Sipas procesverbalit të hapjes së ofertave, të datës 2 mars 2021, të cilin e posedon “Front Online”, kompania fituese “Security Code” kishte konkurruar me një çmim prej 4.149.360 € për këtë tender tre vjeçar. E një kompani tjetër, “Rojet e Nderit”, me 4.049.775 €.

    Ofertë më të lirë se këto dy kompani kishte operatori ekonomik “K.S. Besa”, që kishte paraqitur ofertën prej 3.834.008 €. E më e lirë se krejt këto ishte oferta e kompanisë “Elea Security Force”, 3 milionë e 80 mijë euro. Rreth 1.1 milionë euro më e lirë sesa e kompanisë fituese, “Security Code”.

    “Security Code”, sipas të dhënave në Agjencinë Kosovare për Regjistrim të Bizneseve, është në pronësi të Valdrin Tahirit dhe Ukshin Lushtakut. Ky i fundit është familjar i afërt i nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku.

    Sipas një përllogaritje të thjeshtë del se kompania e afërt me Sami Lushtakun do të arkëtojë në arkat e saj afër 1.4 milionë euro në vit për ofrimin e këtyre shërbimeve.


    “Besa”: Na shpallën njëherë fitues, pastaj na eliminuan

    Për fitimin e tenderit kishin aplikuar 5 kompani në total.

    Tri nga to edhe pse ofruan çmim më të ulët për shërbimet e kërkuara sesa kompania fituese, Security Code, nuk arritën të shpallën fituese.

    Ato u eliminuan nga gara, meqë aplikimet e tyre u vlerësuan si të papërgjegjshme.


    “Besa Security” e pati këtë fat të keq.

    Zyra e saj për medie i tha Front Online se janë munduar që me çdo kusht t`i nxjerrin të papërgjegjshëm.

    “Ne nuk i kemi kalkuluar menaxherat e kontratës që duheshin për QKUK. Jena shku me një çmim më të lirë, duke mos i kalkuluar menaxherat e QKUK-së. Nuk kemi nevojë për menaxherë të rinj, pasi që i kemi. Këta tani na e kanë lyp analizën financiare dhe me çdo kusht janë mundur të na qesin të papërgjegjshëm. Na kanë pyet se a mund t`i mbulojmë kostot. I kemi treguar se Po. Na kanë shpall njëherë fitues. Na e kanë dhënë kontratën”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie për Front Online.

    Por, gjërat ndryshuan kur tenderi shkoi në rivlerësim pas ankesave të kompanive tjera garuese.

    “Kompanitë tjera e kanë bërë ankesën. Kanë thënë për neve se jemi të papërgjegjshëm. Tenderi ka shkuar në OSHP. Është kthyer në rivlerësim. Tri herë na kanë lyp përgjigje. Ju kemi kthy përgjigje që ne e kryjmë këtë punë. Mirëpo nuk kanë dashtë të dëgjojnë”, përfundon përgjigjia e “Besa Security”.

    Tahiri: S’ka lidhje Sami Lushtaku me këtë punë

    Portali Front Online ka kontaktuar me vetë kompaninë fituese, “Security Code”.

    Drejtori ekzekutiv i saj, Esat Tahiri, babai i Valdrinit, ka mohuar të ketë ndikuar në verdiktin final Sami Lushtaku, vëllai i njërit prej dy aksionarëve të ndërmarrjes, Ukshinit.

    “S`ka lidhje Sami Lushtaku me këtë punë. Po, Ukshin Lushtaku është aksionar, po s`ka pasë ndikim në këtë tender”, tha Tahiri.

    Esati dikur kishte shërbyer si truproje e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Për tenderin në fjalë, heshtjen, e kanë zgjedhur si përgjigje nga SHSKUK-ja.

    Të paktën deri në publikimin e këtij artikulli, ani pse i kanë marrë nëpërmjet e-mailit pyetjet nga Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë. Më pas të dy ata...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Vota e diasporës tashmë kanë marrë një rëndësi të veçantë në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, duke u bërë një faktor kyç...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta në darkën e të nominuarve është pyetur se “pse gjithmonë insiston ta largosh Gjestin nga Driloni?”. Ajo tah se do të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve. Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.