×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK me pajisje të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore, aparaturë e dorës së fundit, shumë e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

    Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, në pajisje përfshihen: 600 maska helmetë -CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratore kirurgjike me rrymë, 200 pajisje me presion të lartë për terapi me Oksigjen, me set të pajisje përcjellëse.

    “Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, në përputhje me kërkesat. Ato kanë arritur sot në Qendrën Klinike Universitare përmes UNOPS dhe janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore, i cili, sipas parashikimeve, pritet rrumbullakësohet ditët në vazhdim me ardhjen e kontigjentit të fundit me pajisje mjekësore”, thuhet në njoftim.

    Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi u përmbyllen procedurat e pranim- dorëzimit, theksuan peshën e furnizimit me aparaturë të re, në kohën kur në Kosovë ka një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve me virusin COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Sport16 Nëntor 2024
    Cristian Jura, gjyqtar rumun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ka ofruar një analizë mbi ngjarjet e ndeshjes së së...
    Sport16 Nëntor 2024
    Agim Ademi ka reaguar në lidhje me sjelljen skandaloze që Rumania e bëri si nikoqir i Kosovës. Derisa Dardanët ishin të pandalshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.