Në kohën kur po rritet numri i viktimave nga COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka hapur një tender për shërbime funeralesh për të vdekurit si pasojë e këtij virusi.
E për këtë tender janë ndarë 250 mijë euro.
Kështu bëhet e ditur nga prokurimi.
Afati për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje thuhet se është deri më 8 shtator të këtij viti.
Ndërsa, kompania kontraktuese do të duhet të përgatit kufomat, t’i vendos në kese e në akivol, pastaj t’i bart nga klinikat te morgu.
Kujtojmë që Kosova po regjistron numër të madh të viktimave nga COVID-19.
Vetëm dje numri i viktimave të regjistruara ka qenë 36.
Disa nga viktimat janë edhe të moshave të reja.