×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    SHSKUK-ja gati gjysmë milion € tender një burimor, për pastërtinë e klinikave veç tre muaj

    FrontOnline
    01 Nëntor 2023

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka shpërblyer me kontratë rreth gjysmë milionë euro kompaninë Laguna, e cila do të bëjë pastrimin e hapësirave të klinikave.

    Kontrata u nënshkrua më 26 tetor të këtij viti. SHSKUK përdori procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, raporton Front Online.

    Kjo procedurë i rrit mundësitë për keqpërdorime.

    SHSKUK kishte ftuar vetëm kompaninë Laguna për negociata, raporton Front Online.

    Kontrata është publike kornizë që nënkupton se SHSKUK paguan vetëm për shërbimet të cilët kompania ia kryen në bazë të nevojës.

    Edhe më herët kompania Laguna kishte fituar tenderin për pastrimin e hapësirave të brendshme të klinikave.

    Pas tre viteve, asaj i kishte skaduar kontrata.

    Tre vjet më parë kontraktimi i “Lagunës” i kushtoi QKUK-së 4.8 milionë euro, raporton Front Online.

    Për higjienën dhe nivelin e ulët të pastërtisë brenda klinikave të QKUK-së pacientët jo rrallëherë kanë shprehur ankesa.

    ShSKUK përdori procedurë të negociuar për tenderë edhe kur s’kishte emergjencë

    Aplikimi i procedurës së negociuar nga SHSKU është kritikuar kaherë.

    Sipas Auditorit, ShSKUK përdori procedurë të negociuar për tenderë edhe kur s’kishte emergjencë

    Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka përdorur procedurën e negociuar për tenderit- ‘pastrimi i brendshëm i klinikave të QKUK-së’, ndonëse nuk ka pasur emergjencë shëndetësore.

    Sipas auditorit kjo procedurë mund të përdoret vetëm në rastet e emergjencave ekstreme të paparashikueshme.Në gjetjet e auditorit thuhet se kjo procedurë ka treguar mos-transparencë dhe nuk ka lejuar parimin e konkurrencës, duke qenë se pastrimi i brendshëm i klinikave është ngjarje e parashikueshme dhe mund të aplikohet procedurat e hapur e prokurimit.Në raportin e auditorit thuhet tutje se QKUK për përdorimin e kësaj procedure është arsyetuar se ky tender për pastrimin e brendshëm është bërë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe se nuk kanë pasur kohë për hartimin e specifikave teknike.

    Sipas raportit të Auditorit aplikimi i kësaj procedure është shmangie nga parimet e transparencës dhe konkurrencës, dhe ndikon në eliminimin e konkurrencës dhe rrjedhimisht edhe kufizon mundësinë e pranimit të më shumë ofertave me një çmim më të ulët.“Neni 35.2.1(iii) i LPP parasheh që kjo procedurë aplikohet në rastet e emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, raporton Front Online.

    Aplikimi i kësaj procedure është shmangie nga parimet e transparencës dhe konkurrencës, dhe kjo ngjarje ka qenë e parashikueshme në plan të prokurimit dhe nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje që do të mund të arsyetonte aplikimin e saj”, thuhet në raport.Auditori i ka rekomanduar bordit Bordit Drejtues dhe Drejtorit i Përgjithshëm që të sigurojnë se procedurat e prokurimit të fillojnë sipas planit për kontratat që pritet të skadojnë, si dhe të marrin në konsideratë të gjitha pengesat dhe vonesat e mundshme në mënyrë që kontrata të lidhet para skadimit të kontratës aktuale.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor në Serbi e ka emëruar së fundmi Aleksandra Kuzmanoviqin në...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Visar Ymeri, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes liderit të Kosovës, Albin Kurti...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn dhe përfaqësues të...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë më të madhe në vend. Në lidhje me...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Agon Batusha, e ka komentuar takimin e sotshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Në Bruksel, gjatë ditës së sotme, shefja e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka pritur në takime të ndara liderët e...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, sot ka dhënë një lajm të mirë për Shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë. Ajo bëri...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, se mund të ketë edhe arrestime të reja lidhur me sulmin e fundit terrorist në...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka shkruar lidhur me takimet e para të ndara që ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.