×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptarja që vrau 7-vjeçaren në një park, lirohet nga akuzat

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Gruaja e cila kishte pranuar se i kishte prerë fytin një 7-vjeçareje në një park, është liruar nga akuzat për vrasje me paramendim.

    Eltiona Skana, e cila është skizofrene paranojake, është me origjinë nga Shqipëria, shkruan The Independent.

    Pas dëgjimit të dëshmive nga një psikiatër i cili trajtonte Skanan, akuzat për vrasje u tërhoqën të premten derisa prokurori Michael Brady QC tha se nuk kishte perspektivë reale për dënim të saj. Ndërsa, gjykatësi Justice Wall do ta japë vendimin për dënim për vrasje pa paramendim ndaj Skanas, të martën.

    Gjykata dëgjoi se si 7-vjeçarja ishte dërguar nga prindërit në Parkun e Mbretëreshës në Bolton më 22 mars dhe po shëtiste me skuterin e saj. Ajo po thërriste nënën e saj ndërsa po shkonte skaj Skanas e cila ishte ulur vetëm dhe po mbante një thikë.

    Skana u ngrit në këmbë, kapi vajzën dhe i preu fytin para se të largohej.

    Prokuroria pretendoi se ishte në dorën e jurisë të vendoste nëse ky ishte rast vrasjeje me apo pa paramendim dhe vuri në pikëpyetje nëse shëndeti mendor i Skanas ishte “justifikim i bindshëm” për veprimet e saj.

    Prokurorët i thanë jurisë se në një bisedë mes Skanas dhe një infermiereje rreth sulmit, doli se ai ishte i planifikuar, një vrasje e kalkuluar.

    “Ishte e paramenduar. Unë prita në park dhe zgjodha viktimën time, bëra çfarë bëra dhe u përpoqa të arratisesha”, kishte thënë Skana.

    Por, gjykatës iu tha edhe se biseda ishte bërë kur Skana nuk po merrte ilaçet për shëndetin mendor të saj si pjesë e trajtimit në spital.

    Skana kishte ardhur në Britani nga Shqipëria në vitin 2014. Në vitin 2017, ajo e kishte therur nënën dhe motrën e saj dhe ishte pranuar në një spital të psikiatrisë tri herë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Policia e Shqipërisë ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video, duke bërë kërcënime në...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Shoqata e Veteranëve të UÇK-së në Maqedoni të Veriut kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me atë...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    UNICEF në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë shënuan sot Ditën Botërore të Fëmijëve, për çka u theksua rëndësia e mbrojtjes së...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Përveç adresimit të Presidentes Osmani, Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë një seancë tjetër plenare. Në këtë seancë, që nisë në...
    Vip20 Nëntor 2024
    Xheneta e cila u eliminua nga gara e Big Brother në Primen e kësaj të hënë dhe u rikthye sërish me biletë...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do t’i drejtohet deputetëve në Kuvend. Sipas njoftimit, adresimi i saj nis në orën 09:30. Pos...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku është nisur drejt Pejës për të prezantuar programin e LDK-së për Shëndetësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.