×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptari ngre fabrikën e kultivimit të drogës, mbi 45 mijë euro fitime në muaj

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Një fabrikë e prodhimit të marijuanës u çmontua nga policia italiane në Acqui Terme.

    Plantacioni i kanabisit ishte ngritur dhe fshehur brenda një ish-restoranti të braktisur për disa kohë në kodrat Acquesi, pranë Bashkisë Moirano.

    Sipas mediave italiane dhomat e mëdha të ish-restorantit ishin shndërruar në dhoma për mbjellje, rritje dhe korrje të bimës narkotike.

    Brenda u gjetën 1200 bimë të përmasave të ndryshme, nga më të rejat në dhomën e “çerdheve”, në proces rritjeje dhe gati për t’u transferuar në dhomat ku bëhej kultivimi i mëtejshëm deri në rritjen përfundimtare të bimëve, një cikël prodhimi që ishte në vazhdimësi.

    Përveç bimëve, brenda kishte edhe 45 qese plastike të mbushura me vakum me marijuanë të tharë dhe të konservuar, me një peshë totale rreth 23 kilogramë. Fabrika e drogës drejtohej nga një shqiptar, i cili banonte aty dhe aktualisht i pagjurmueshëm nga hetuesit.

    Aktiviteti i shitjes me pakicë të lëndës narkotike u ka sjellë kriminelëve përfitime rreth 45 mijë euro në muaj. Bimët janë prerë dhe sekuestruar së bashku me materialet e përdorura për kultivim, të cilat janë vënë në dispozicion të autoriteteve për veprime të mëtejshme.

    Operacioni vijon ende.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.