Me 227 vota për dhe 5 kundër, Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Brnabiç.
Gjatë prezantimit të objektivave të qeverisë së re, Brnabiç nuk ka lënë pa përmendur dhe Kosovën, duke deklaruar se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç është në krye të qeverisë serbe që prej qershorit të vitit 2017, ndërsa më herët ajo ka mbajtur postin e ministres së Administratës dhe ministre e Financave.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë të jene pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët në Kosovë.
Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës tha për Euronews Albania se edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bëhen pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shqiptarëve t’u jepen të njëjtat të drejta që kërkojnë serbët në Kosovë.
Mustafa u shpreh se përmes pasivizimit te adresave Beogradi po mundohet në mënyre artificiale të ndryshojë strukturat etnike të vendbanimeve në Medvegje, Preshevë dhe Bujanovc