500 mjekë kosovarë së shpejti do të marrin vaksinat antiCovid. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, i cili përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin e kryeministrit Edi Rama për sigurimin e 500 dozave për mjekët të cilët do të vaksinohen në Kukës.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
NJOFTIM PER PUNETORET SHENDETESOR
Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoj sigurimin e vakcinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menagjmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi.Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë).
Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim.NA PRIFT E MBARA.