Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve.
Pas vetëm 3 minutash lojë, çekët kaluan në epërsi me golin e Tomas Chory.
Nedim Bajrami rrezikoi në minutën e 24-të, por që goditja e tij ishte jashtë porte.
Qazim Laçi pati një mundësi të artë për asistim, por që goditi topin më fortë se që duhej, duke e dërguar atë në duart e portieri çek.
Mbetet të shihet se çfarë ndryshimesh do të bëjë Sylvinho në pjesën e dytë, pasi në të parën ishin shumë larg nga Shqipëria që jemi mësuar ta shohim. /Telegrafi/