Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor.
Fillimisht, më 5 qershor, kuqezinjtë përballen me Uellsin, kurse tri ditë më vonë luajnë kundër Republikës së Çekisë, raporton FrontOnline.
Para ndeshjeve të muajit qershor, përzgjedhësi Edoardo Reja ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.
Reja do të paraqitet sot në një konferencë shtypi në lidhje me listën e futbollistëve të ftuar./FrontOnline/