×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria pritet të shënojë rritje ekonomike 3.8 për qind në vitin 2025

    FrontOnline
    16 Nëntor 2024

    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet të shënojë ngritje 3.8 për qind, sipas raportit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të Eurozonës dhe vendet kandidate.

    Sipas parashikimeve të KE-së, pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin  3 për qind të Bankës Qendrore të Shqipërisë për vitin 2025.

    “Ekonomia shqiptare vazhdoi trendin e fortë të rritjes në gjysmën e parë të vitit 2024, me rritjen reale të prodhimit të brendshëm bruto që u ngjit në 4.1 për qind. Konsumi privat shënoi rritje të lartë 4.4 për qind në tremujorin e parë, i ndjekur nga 6 për qind në të dytin, i mbështetur nga rritja e pagave reale, rritja e fortë e kredisë dhe kushtet akomoduese financiare”, thuhet në raport.

    Investimet u rritën më shpejt se në vitin 2023 dhe pritet të përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit 2024 për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale publike.

    Bumi turistik shtyu eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave vazhduan të tkurren për shkak të uljes se kërkesës nga Eurozona, rënie e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe forcimi i kursit të këmbimit të lekut.

    Komisioni Evropian evidenton në raport se punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar.

    Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej, teksa emigracioni mbetet një problem pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës.

    Inflacioni është më shumë se përgjysmuar në 12 muajt e fundit në 1.9 për qind në shtator 2024.

    Sipas KE-së, pozicioni fiskal i Shqipërisë u përmirësua në vitin 2023, me deficitin e qeverisë të ulur në 1.3 për qind të produktit të brendshëm bruto, teksa në 9-mujorin e parë 2024 të ardhurat u rritën rreth 10 për qind në terma vjetorë, në përputhje me planin buxhetor. /tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare. Siç kishte raportuar...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.