Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride që po diskutohet në Komisionin e Jashtëm. Balla e cilësoi domosdoshmëri këtë anëtarësim, në një kohë kur këto sulme po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.
Sipas ministrit anëtarësimi në këtë qendër do të mundësojë zhvillimin e strategjive për të shmangur sulmet kibernetike dhe dezinformimin duke ruajtur sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin e demokracisë në vendin tonë.
“Pranimi i Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me qendrën evropiane të ekselencës kundër kërcënimeve hibride ka si qëllim kryesor ruajtjen nga këto sulme. Pjesëmarrja ka të bëjë me nevojë e shtuar sa i përket përballimit të kërcënimeve hibride, të cilat sikurse secili prej jush është në dijeni përfshinë një gamë të gjerë veprimesh që rrezikojnë stabilitetin, sigurinë dhe proceset demokratike në vendin tonë por edhe më gjerë se kaq. Këto kërcënime vijojnë bëhen çdo ditë më të sofistikuara dhe më të përhapura në mbarë botën duke përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrja në proceset demokratike dhe forma të tjerë të ndikimeve malinje që cenojnë sigurinë e shteteve. Për të adresuar problematika që sapo citove dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e vendit tonë kemi vlerësuar si të domosdoshme anëtarësimin e Shqipërisë në këtë mekanizëm ndaj kërcënimeve hibride. Kjo është një organizatë ndërkombëtare autonome që ka mision forcimin e qëndrueshmërisë dhe aftësimin e vendeve anëtare për t’u përballur me këto sulme hibride. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë qendër është një hapi rëndësishëm për të përmirësuar aftësitë tona kombëtare dhe bashkëpunim tonë ndërkombëtare për mbrojtjen ndaj kërcënimeve hibride”, tha Balla.
Shqipëria ka disa nga përfitimet kryesore nga ky anëtarësim që lidhet me sforcimin e kapaciteteve mbrojtëse, investimet në modernizimin e infrastrukturës dhe rritja e trajnimit dhe profesionalizmit të institucioneve që do jenë pjesë e kësaj qendre ekselencën kundër kërcënimeve hibride. Ministri Balla tha se ky anëtarësim vjen në një kohë kur Shqipëria ka rreth 97 % të shërbimeve online.
“Përfitimet e Shqipërisë janë: forcimi i kapaciteteve tona kombëtare për përballimin e kërcënimeve hibride. E dyta anëtarësimi në këtë qendër do na çojë në programe shumë të avancuara trajnimi dhe edukimi të të gjitha institucioneve që janë pjesë e këtyre përfitimeve nga anëtarësimi. Rritja e profesionalizmit dhe siguria analitike në përballje e sulmeve hibride. Do ndajmë informacione mes vendeve anëtare mbi kërcënimet hibride dhe ky bashkëpunim është një instrument shumë i domosdoshëm për të siguruar një rrjet të fort mbrojtje dhe të koordinuar me aleatët tanë ndaj këtyre sfidave. Na duhet zhvillimi i strategjive mbrojtëse përmes ekspertizës dhe trinimeve të ofruar nga kjo qendër. Kjo kërkon edhe investime në modernizmin e infrastrukturës. Shqipëria duhet të investojë në modernizmin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të përmbushur angazhimet që vijnë nga anëtarësimi në këtë qendër”, tha Balla.
Qendra e ka selinë në Finlandë dhe në të janë të anëtarësuar një numër i madh shtetet, anëtare të NATO-s, që zhvillojnë strategji për përballimin e këtyre sulmeve në fusha të ndryshe që nga ekonomia, strategjitë ushtarake ,ato sociale dhe ligjore. Kjo qasje gjithëpërfshirëse garanton një mbrojtje sa më efektive./rtsh.al