×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shqipëria në maksimumin e prodhimit, gjatë janarit ia huazoi Kosovës 164 mijë MWh rrymë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2023

    Përmirësohet ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri. Nga ky përmirësim ka përfituar edhe Kosova ku janë huazuar gati 164 mijë megavat/orë energji vetëm gjatë muajit janar.

    Kjo sasi e energjisë do t’i kthehet Shqipërisë gjatë muajve të verës, kur Kosova është në një situatë të favorshme energjetike.

    Reshjet e shiut dhe të borës kanë pasur ndikim në rritjen e kuotave në kaskadën e Drinit.

    Nga të dhënat rezulton se në liqenin e Fierzës niveli i ujit është mbi 291 metra i cili konsiderohet i kënaqshëm për këtë periudhë dhe pranë pikës maksimale.

    Në nivele optimale në liqenin e Fierzës janë edhe prurjet të cilat aktualisht vlerësohen 250 m3/s ndërsa të katër turbinat e HEC-it janë në punë.

    Ndërkohë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare aktualisht po prodhon energji me kapacitet të plotë duke plotësuar nevojat e vendit si dhe duke eksportuar.

    Vetëm në javën e parë të shkurtit Kesh ka zhvilluar dy procedura për shitjen e energjisë elektrike duke arkëtuar 3.8 milionë euro në total.

    Për periudhën 1- 3 shkurt është shitur energji në vlerën e 2.4 milionë eurove.

    Ndërkohë në tenderin e fundit KESH ka shitur 1.4 milionë euro energji elektrike.

    Kesh ndërkohë ka zhvilluar edhe një procedurë për depozitim energjie.

    Gjatë janarit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta rimarrë gjatë qershorit e cila vlerësohet një periudhë e thatë.

    Aktualisht çmimet e energjisë në bursën hungareze mbeten të stabilizuara por në një kohë që konflikti Rusi-Ukrainë mbetet i ashpër, vijon edhe mundësia e ripërsëritjes së një krize energjetike.

    Marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK) dhe asaj të Shqipërisë (KESH), janë përmirësuar nëpërmjet këmbimit (huazimit) të energjisë elektrike, në rastet kur këto shtetet shqiptare kanë teprica nga prodhimi vetanak.

    Raportet elektroenergjetike Kosovë-Shqipëri janë konsoliduar dukshëm, janë avansuar dhe janë bërë ekonomikisht më të ngushta dhe më domethënëse, sidomos pas disa marrëveshjeve kornizë të bashkëpunimit në tregjet e energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri, kur të dy palët, pra edhe shteti i Kosovës, edhe ai i Shqipërisë, konkretizuan më shumë mënyrat e formën e bashkëpunimit duke u mbështetur më shumë dhe në një masë të madhe te partneriteti tregtar – ekonomik ndërmjet të dy subjekteve-KEK-ut dhe KESH-it, që janë bartëse të prodhimit të energjisë elektrike në vendet e tyre.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.