Sot do të mbahet konferenca e “Mini-Shengenit”. Në këtë konferencë pritet të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19.
Siç u njoftua nga kabineti i kreut të shtetit serb, në këtë video-konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore dhe Zoran Zaev, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, raporton Tanjug.
Video konferenca e “Mini-Shengenit” do fillojë në ora 11:00.