Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë nuk e nisën mirë këtë ndeshje pasi lejuan kundërshtarët që të rrezikojnë në disa raste portën e tyre.
Në anën tjetër ata nuk arritën që të krijojnë pothuajse asnjë rrezik për portën e Çekisë me mysafirët që po mbyllnin mirë hapësirat në mbrojtje.
Nuk kaloi shumë kohë dhe çekët sërish kërcënuan portën e Shqipërisë, kësaj radhe përmes Lukas Cerv i cili me një gjuajtje të fuqishme goditi sërish traversën e Strakoshës.
Rasti i parë dhe i vetmi në këtë pjesë për Shqipërinë erdhi në minutën e 44-të kur Qazim Laçi me kokë rrezikoi seriozisht portën mysafire.
Pjesa e dytë ishte tejet e ekuilibruar me të dyja kombëtaret që herë pas herë merrnin iniciativën, por pa arritur të shënojnë.
Kështu pas këtij barazimi, fati i kualifikimit të Shqipërisë do të caktohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainës, aty ku përveç se fitorja është kusht, duhet të merret parasysh edhe rezultati nga ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Momentalisht grupin e udhëheq Republika Çeke me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë./Telegrafi/