×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Shqipëria e ka nisur me humbje fazën kualifikuese për ne Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026, pasi u mposht 2-0 nga Anglia.

    Ishte një defanziv e shkëlqyer nga Shqipëria, duke mos lënë hapësira për lojtarët anglezë.

    Mirëpo, në minutën e 20-të, Jude Bellingham lëshoi një pasim te saktë te anëtari i Arsenalit, Myles Leëis-Skelly, ku arriti të fitojë duelin me Jasir Asanin dhe të kalojë Anglinë në epërsi.

    Shqipëria shpresoi për penallti në minutën e 28-të, kur Dan Burn u duk se luajti me dorë, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.

    Në minutën e 35-të, Bellingham mendoi se do ta mposhte Thomas Strakoshën, mirëpo gardiani ynë bëri një pritje të lehtë.

    Në 45 minutat e dytë, pamë një Shqipëri më të angazhuar, sidomos me futjen e Armaqndo Brojës në lojë në minutën e 63-të.

    Ylli i Chelseat pati dy raste të mira shënimi, por që nuk arriti të gjente hapësirë, ndërsa Jasir Asani që u fut në zonën e Anglisë nuk ia doli të gjuante, pasi një lojtar anglez ndërhyri para tij.

    Harry Kane e vulosi fitoren e Anglisë, kur shënoi për 2-0 në minutën e 77-të me një asistim të Declan Rice.

    Shqipëria është në Grupin K, ku përveç Anmglisë, janë edhe Letonia, Andorra dhe Serbia. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës për herë të parë do të luajë në Ligën B të UEFA Nations League, pasi në fazën e play-offit...
    Sport23 Mars 2025
    Kosova ka mposhtur Islandën në dy ndeshje dhe Dardanët tashmë do të promovohen në Grupin B të Ligës së Kombeve. Për këtë...
    Sport23 Mars 2025
    Për ndeshjen Shqipëri – Andorra, që do të luhet më 24 mars 2025, ora 20:45 në “Arenën Kombëtare”, Policia e Shtetit ka...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, pak kohë më parë përfshihej në diskutimet...
    Lajme24 Mars 2025
    Sot shënohen 27 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. Më 24 mars...
    Lajme24 Mars 2025
    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE · Gllogoc / 23.03.2025 – 13:00. Është...
    Lajme24 Mars 2025
    Ish-gjenerali i Luftës në Kosovë, Hisen Berisha, është shprehur për “Front Online” se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për...
    Lajme24 Mars 2025
    Janë bërë 6 javë prej që kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve, transmeton IndeksOnline....
    Lajme24 Mars 2025
    Mund të themi se Serbia është në gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Piculla....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.