×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur delegacionin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Kosovës të kryesuar nga Time Kadrijaj, ndërkohë në takim ishte dhe ambasadori kosovar, Nait Hasani.

    Ruçi ka deklaruar se Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, por s’mund të ketë një marrëveshje të suksesshme menjëherë. Ai thotë se me SHBA dhe BE asgjë s’është e pamundur dhe se rezultati përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellët mes dy vendeve.

    Njoftimi nga Kuvendi

    Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës: Asgjë nuk është e pamundur, me mbështetjen e ShBA dhe BE

    Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetarja e këtij Komisioni, znj. Time Kadrijaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ndodhej edhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Nait Hasani.

    Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vëllazëror midis dy vendeve, i cili është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike të vendeve tona. Partneritetin Strategjik e gjithëpërfshirës me Kosovën ta bëjmë një model për bashkëpunimin rajonal.

    “Shqipëria mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SH.B.A. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës. Shqipëria mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në 4 Shtator 2020 nga Kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiq, në prani të Presidentit të SHBA, Trump, dhe e konsideron si një hap të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke midis dy vendeve. Ne vlerësojmë rolin dhe angazhimin e Presidentit të SHBA-ve dhe administratës së tij në avancimin dhe konsolidimin e procesit të paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Asgjë nuk është e pamundur, me mbështetjen e ShBA dhe BE. Në politikën e jashtme nuk mund të arrihet asnjëherë një fitore e plotë, e mënjëhershme.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

    Kryetarja e Komisionit, znj. Time Kadrijaj, falënderoi kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për pritjen dhe vuri në dukje se “Mbështetja e Shqipërisë për Kosovën, e cila kurrë nuk ka munguar, është një inkurajim i madh për institucionet e Kosovës. Çdo arritje e Shqipërisë është edhe e Kosovës dhe anasjelltas. Ne do të vlerësonim shumë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.”

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Driloni gjersa ishte duke qëndruar me Anisën e pyeti se sa lidhje ka pasur deri më tani. E ajo pati një përgjigje...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.