×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria, e dyta në botë për rritjen e numrit të turistëve

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Shqipëria është vendi i dytë në botë për rritjen e numrit të turistëve të huaj në shtatë muajit e parë të këtij viti.

    Agjencia ndërkombëtare, Travel and Tour World, shkruan se në shtatë muajt e parë të vitit 2024, peizazhi ndërkombëtar i turizmit dëshmoi një rritje mbresëlënëse të vizitorëve në disa vende, duke shfaqur jo vetëm një rimëkëmbje, por, në disa raste, një performancë të konsiderueshme krahasuar me nivelet para pandemisë.

    Midis vendeve me arritje të larta janë Katari, me një rritje prej 147 % dhe Shqipëria e cila renditet e dyta me rritje 93% dhe më pas janë, El Salvadori, Arabia Saudite, Republika e Moldavisë dhe Tanzania.

    Secili prej këtyre destinacioneve ka pësuar rritje në mënyrë unike në botën pas pandemisë, duke zbatuar strategji që kanë tërhequr udhëtarët në numra që tejkalojnë statistikat e tyre të parapandemisë.

    Sipas Barometrit Botëror të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara afërsisht 790 milionë aventurierë kaluan kufijtë ndërkombëtarë nga Janari deri në Korrik, duke sjellë një rritje me 96% të udhëtimeve ndërkombëtare.

    Agjencia Taravel and Tour world, shkruan se Shqipëria, me një rritje prej 93% të hyrjeve, është shfaqur si një pikë e nxehtë mesdhetare.

    Historia e pasur e vendit, vijat bregdetare mahnitëse dhe kostot relativisht të ulëta kanë tërhequr turistët që kërkojnë destinacione të reja dhe të përballueshme.

    Qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të promovuar sektorin e saj të turizmit përmes panaireve ndërkombëtare të turizmit dhe fushatave të marketingut dixhital.

    Zhvillimi i praktikave të turizmit të qëndrueshëm dhe përmirësimet në infrastrukturë kanë luajtur gjithashtu një rol vendimtar në rritje.

    Sipas të dhënave zyrtare për periudhën janar- gusht në Shqipëri kanë hyrë 8.5 milionë turistë duke tejkaluar shifrën totale të turistëve të vitit 2023, që ishin 7.5 milionë turistë./tv klan

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.