×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria do ta fillojë në janar regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e majit

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2024

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, njoftoi të hënën se më 11 janar pritet të jetë funksionale platforma elektronike, ku rreth 1 milion mërgimtarë shqiptarë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

    Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj dhe diaspora shqiptare do të votojë për herë të parë në to.

    Duke raportuar para nënkomisionit të Kuvendit për Diasporën dhe Migracionin, Celibashi theksoi se procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë ka shkuar “sipas të gjitha parashikimeve” me Kodin Zgjedhor.

    “Komisioni Rregullator pranë KQZ-së ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore me qëllim realizmin e votimit nga jashtë. Para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që, në datën 11 janar, kjo platformë të jetë funksionale”, tha Celibashi.

    Kreu i KQZ-së tha se testet do bëhen në prani të organizatave të huaja, shoqërisë civile, palëve politike dhe garantoi “100 për qind siguri” për këtë proces.

    I pyetur nga deputetët nëse do të finalizohet ky proces para datës së zgjedhjeve, Celibashi tha se është “plotësisht e realizueshme”.

    Kuvendi i Shqipërisë miratoi në fund të korrikut disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që mundësojnë votën e emigrantëve.

    Vota do të dërgohet me postë dhe tarifa do të mbulohet nga shteti shqiptar.

    Celibashi tha se janë mbi 1 milionë votues nga jashtë, por ngriti shqetësimin se një numri të madh imigrantësh u kanë skaduar dokumentet e identifikimit, ose mund t’u skadojnë ditën e zgjedhjeve.

    Ai kërkoi që të merren masa nga Qeveria shqiptare për ta shtyrë vlefshmërinë e këtyre dokumenteve sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2021.

    Sipas një raporti të Institutit të Statistikave në vitin 2020, numri i asaj që njihet si “diaspora e re”, apo imigrantët e larguar gjatë viteve ‘90 nga Shqipëria, ka arritur në rreth 1.68 milionë. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë është helm, Qeveria jonë është e shurdhër’ –...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Putin ka folur me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për rrëzimin e avionit dhe ka kërkuar falje pasi "incidenti tragjik" ndodhi në...
    Të tjera
    Vip28 Dhjetor 2024
    Pas rrëfimit të sinqertë të Vullnetit për orientimin e tij seksual, kjo u bë temë e banorëve. Madje disa fjalë për Vullnetin...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmëruar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se do t’i...
    Sport28 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo i dha një goditje elitës së futbollit francez duke thënë se Superliga e Arabisë ka një standard më të lartë,...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, sot pati bashkëbisedim me qytetarët e Osekur të Gjakovës. Haradinaj njoftoi se nga pritja e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugët magjistrale në hyrje Prishtinës nga...
    Lifestyle28 Dhjetor 2024
    Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje më të vjetra se 10 vjet, të cilat ende përdorin sistemin operativ Android KitKat. Pajisjet me këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.