×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria dhe Hungaria nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Shqipëria dhe Hungaria kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi.

    Ato shprehën gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë.

    Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai u takua nga lideri hungarez Viktor Orban.

    “Biseduam se si mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim që, në fakt, nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh”, tha shefi i qeverisë shqiptare gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez.

    Rama tha se me Orbanin bisedoi për thellimin e metejshëm të bashkëpunimit dhe tregoi se investimet e kompanive hungareze në Shqipëri kapin vlerën e rreth 350 milionë eurove.

    “Ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi”, tha kryeministri shqiptar.

    Vizita e Ramës në Budapest vjen rreth një vit pasi Orbani e kishte vizituar Shqipërinë, shkruan A2 CNN.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.