×
  • Opinione
  • Opinione

    Shqipëria dhe demokracia e votës

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Autoriteti i një qeverie demokratike, si politike ashtu edhe të moralshme, varet nga shkalla e besimit ose e mbështetjes që ka midis bashkëqytetarëve të saj. Demokracia është një sistem i sundimit nga ligjet dhe jo nga individët. Demokracia nuk është një qeveri. Demokracia është funksionale kur jepet një votë e barabartë, ku fletëvotimi është një barazim i madh për vendimet që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

    Fuqia rrjedh nga njerëzit tek udhëheqësit e qeverisë, të cilët e mbajnë pushtetin vetëm përkohësisht.

    Nuk ka demokraci pa angazhimin e qytetarëve. Angazhimi qytetar ndjek zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe politik, duke përfshirë mundësinë, burimet, shërbimet dhe sigurinë. Ne kemi privilegjin të ushtrojmë të drejtën përmes votimit për partinë e preferuar në zgjedhjet e përgjithshme qeveritare ose lokale. Qytetarët janë atje për të rinovuar ose mohuar besimin tek pushtetarët e tyre. Pjesëmarrja aktive në këto zgjedhje, është e vetmja mënyrë për të konfirmuar se veprimet e qeverisë “Rilindase” duhen ndëshkuar.

    Politikat e këqija ekonomike, politikat e brendshme dhe të jashtme kanë shkaktuar kriza që kanë pasoja të rrezikshme politike, etnike e humane. Diktatorët aspirantë si Ramaziu dhe Mrikat e tij, kanë krijuar situata anarshie politiko-juridike të qëllimshme për të shkatërruar kundërshtarët e tyre.

    Kjo organizatë “Pink” do të kapë të gjithë shtetin për të mos e dorëzuar mandatin me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo më kot, nëpërmjet mercenarëve politikë mediokër, bëjnë akrobaci politike që edhe diktatorët më të mëdhenj do t’i kishin zili. Shteti që ka ndërtuar Ramziu dhe “harremi politik” rilindas, është një gënjeshtër e madhe që favorizon vetëm pasurimin e egoistëve, oligarkëve dhe imoralëve politik. Ata fillojnë të minojnë normat që japin përgjegjësi, përpiqen të ndryshojnë rregullat për të forcuar më tej fuqinë e tyre.

    Shqipëria ka një të kaluar të fortë autoritare, prandaj Kushtetuta e vitit 1998 ndante përgjegjësinë e pushtetit sipas institucioneve kushtetuese. Rilindja “mavi” në pushtet, bëri që modeli “Haxhi Qamil” i Surrelit të ishte përqëndrim i pushtetit vetëm tek një parti dhe një njeri, si brenda partisë ashtu edhe në qeverisje, parlament, sistem gjyqësor dhe në pushtetin lokal.

    Ramziu pasi bëri ndryshime kushtetuese të njëanshme pa konsensusin e opozitës, arriti t’i heqë të drejtën e organizimeve politike (opozitës) sa i përket formulës së koalicioneve parazgjedhore, ku fryma e kushtetutës ia jep këtë të drejtë.

    Edhe pyetja më naive e përfaqësuesit politik të maxhorancës “Tërmet Dibranit” është se kjo bie ndesh me kushtetutën që e ndërroi brenda natës me mercenarë politikë për manovra politike, megjithëse iu bë thirrje për mos ndryshime nga faktori politik shqiptar dhe ndërkombëtar, por si gjithmonë sipas tyre kjo është e ligjshme!

    Në momentin e miratimit pa konsensus të kodit zgjedhor, ku opozita kërkon mbajtjen e koalicioneve parazgjedhore si një e drejtë kushtetuese, “Tërmet Dibrani” kërkoi që opozita t’i gjente një vend në Europë që të kishte një model të tillë?! Pyetja që shtroj unë dhe i gjithë populli opozitar është:

    Në cilin vend të Europës ekziston ndryshimi kushtetues brenda një nate, pa miratimin e opozitës dhe opinionit të institucioneve politiko-juridike të aleatëve tanë strategjikë?

    Në cilin vend demokratik do të bëheshin gjithë këto akrobaci politiko-juridike, me reforma territoriale vetëm për të vjedhur fitoren në tavolinë dhe për të zotëruar pushtet të pamerituar?

    Në cilin vend të Evropës apo …., do të bëhej ndryshimi i gjendjes civile dhe zonës elektorale të votuesit në kohë zgjedhore, pa kërkesën e qytetarit dhe në fund i lihet faji sistemit a thua se sistemi nuk komandohet nga mercenarët politikë të Ministrisë së Brendshme?!

    Në cilin vend të Europës, do të etiketohej administrata e shtetit nga numri 2 i “Rilindjes” në kohë zgjedhore si “armiku” më i madh i qeverisë?!

    Në cilin vend të Europës, në kohë pandemie do të bëheshin shpenzime luksi dhe tendera abuzivë dhe kriminalë, në një kohë që populli vuan për bukën e gojës dhe mbijetesë biologjike?!

    Në cilin vend të Europës, populli detyrohet të largohet nga varfëria, tallet çdo ditë nga administrata militante, përçmohet, demigrohet, fyet, duke e mashtruar dhe mos mbajtur mbi 98 për qind të premtimeve elektorale të dy mandateve qeverisëse dhe të vetmin premtim që kanë mbajtur është ai që premtoi deputeti Shalësi, se do të vidhnit si ekspertë dhe do të gllabëromin të gjitha pasuritë shtetërore dhe private të popullit Shqiptar?!

    Një qeverisje e mirë, do të zhvillonte politika ekonomike për të ndihmuar biznesin dhe shtresat në nevojë, politika të arsimimit dhe edukimit duke synuar rritjen e numrit të individëve të arsimuar, subvencione në bujqësi, ndërgjegjësimin e publikut, përfshirjen e komunitetit, reforma shëndetësore, do të luftonte krimin dhe do të pranonte vlerat themelore demokratike.

    Prandaj, votuesit janë ‘antibiotikët’ më të mirë për demokracinë. Zgjedhja e kujtesës lejon qytetarët të votojnë nëse do të duan të heqin nga pushteti politikanët demagogë e spekullantë. Votimi është pjesë e rëndësishme e pavarësisë Tuaj.

    Në datën 25 prill 2021, votoni alternativën e atij grupimi që u solli lirinë dhe demokracinë, liberalizoi vizat me Perëndimin, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ndërtoi infrastrukturën rrugore më të madhe në vend duke bashkuar të gjithë shqiptarët në rajon dhe jo trashëgimtarët e atij sistemi famëkeq, që Shqipërinë po e antarësojnë në bllokun neo-komunist, ku jo më kot në letrën e dërguar nga Presidenti Trump, në mënyrë diplomatike i kërkohej Ramës të qëndronte larg ndikimeve të neo-macedunëve apo neo-osmanëve, të cilët bëjnë presion mbi lëvizjet diplomatike në Jeruzalem, duke i konsideruar shtetet shqiptare si “prona” të tyre!

    Popull i nderuar i Shqipërisë!

    Refuzimi për të votuar nuk është rebelim, êshtë dorëzim. Duhet ta dini se njerëzit e këqij si deputetët kriminelë dhe kryetarët e bashkive rilindase, janë të zgjedhur nga njerëz të mirë të cilët nuk kanë marrë pjesë në votime.

    Nëse nuk votoni, dikush tjetër do të marrë vendimet për Ju dhe familjet Tuaja për katër vitet e ardhshme dhe do të vazhdohet të abuzohet me emrin Tuaj.

    Vota Juaj ka rëndësi për gjeneratat që do të vijnë më pas. Sot ne duhet luftojmë jo vetëm për lirinë tonë, por për lirinë e një Shqipërie të së ardhmes. Mbroni demokracinë, e cila është e shenjtë për shoqëritë e civilizuara dhe perëndimore, ku ne shqiptarët kemi ëndërruar gjithmonë të jemi pjesë.

    Nga Rubrika
    Opinione27 Dhjetor 2024
    Nga: Richard Waters / The Financial Times Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që...
    Opinione26 Dhjetor 2024
    Shkruan: Lutfi Dervishi Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë,...
    Opinione25 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Nuk mund të mohohet se Partia Demokratike ka realizuar edhe protesta të mëdha, sa i përket pjesëmarrjes së publikut....
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Sara është parë e mërzitur ditën e sotme. E Gresa ka tentuar të ia...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, thotë se shpenzimi i madh për ta sjellë atë nuk do ta mbrojë nga shkarkimi nëse...
    Opinione27 Dhjetor 2024
    Nga: Richard Waters / The Financial Times Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit për vitin 2024 ku edhe...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëroi  KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se dosjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj e ka përgatitur Kryeministri Rama....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.