Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale deklaron se sulmi paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
“Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.
Irani hodhi një ditë më parë raketa balistike kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut të Teheranit në Liban./ATSh