×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria dënon pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë nga Serbia

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Të mërkurën u publikua një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, përmes së cilit i ishte refuzuar ankesa Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka thënë se ndjek me vëmendje fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.

    Ky veprim, sipas MEPJ-së, përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, “duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore”.

    “Pasivizimi i adresave nuk është një çështje thjesht ligjore, por ka pasoja mbi jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke cenuar të drejtat dhe barazinë e tyre”.

    “Ministria ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare. Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave”, ka thënë MEPJ-ja në reagimin e saj.

    Adresat e mijëra shqiptarëve nga tri komunat në pjesën jugore të Serbisë, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, janë shuar nga autoritetet serbe.

    Për këtë ka pasur reagime të vazhdueshme, si nga aktorët politikë në Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe nga organet e BE-së.

    Çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë është prekur edhe në fjalimin vjetor të djeshëm të presidentes Vjosa Osmani.

    “Përderisa në vitet e 90-ta ne ishim ata që kishim nevojë për vëmendjen dhe përkrahjen e të tjerëve, sot ka akoma shqiptarë në rajon që përballen me vështirësi e shkelje të të drejtave të njeriut. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, shkelje kjo e konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, Departamenti Amerikan i Shtetit etj., tashmë ka marrë edhe vulën e gjykatave tërësisht të politizuara të Serbisë, të cilat po e mirëmbajnë diskriminimin”.

    “Fatkeqësisht, reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon, përkundër shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Po mungojnë po ashtu veprimet në raport me Serbinë sa i përket marrjes përgjegjësi për këto shkelje”, tha presidentja në fjalimin e saj të mbajtur të enjten para të zgjedhurve të popullit.

    Edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi reagoi për rastin e Safet Demirit. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët. Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht të vitit 2022, Vuk Borilloviq vrau...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, sipas një faqeje që tregon ndërprerjet e rrymës. Vlerësimet...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, në orët e para të mëngjesit të...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.