-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri: Raportohet rënie e numrit të aksidenteve dhe fataliteteve në 4-mujorin e parë të vitit

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Numri i aksidenteve dhe i fataliteteve në Shqipëri përgjatë katër muajve të parë të këtij viti shënoi rënie.

    Instituti i statistikave INSTAT  publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore, sipas të cilit në muajin prill 2022 numërohen 92 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin prill 2021, duke u ulur me 11.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ndërkohë në 4-mujorin e parë të vitit 2022, numërohen 377 aksidente rrugore nga 427 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11.7 për qind.

    Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) gjatë muajit prill është 132 persona nga 145 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

    Ndërsa në 4-mujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 524 persona nga 563 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton INSTAT.

    INSTAT raporton se numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona, nga 12 persona të vdekur në prill 2021, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 56 persona, nga 70 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

    Referuar INSTAT-it, në shumicën e rasteve, shkak për aksidentet është sjellja e shoferëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy avionë luftarakë gjermanë “Eurofighter” janë ngritur në ajër si pjesë e policisë ajrore të NATO-s, thotë komanda ajrore e aleancës ushtarake....
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i...
    Vip21 Gusht 2025
    Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka reaguar ashpër në një letër të hapur drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrit Albin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Anëtari i KQZ’së nga VV, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Srpska ka të kaluar dhe të tashme terroriste. “Ne e kemi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.