Policia e Shqipërisë ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video, duke bërë kërcënime në rrjetin social, TikTok.
Sipas policisë, ky i mitur jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
Ai akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal./abcnews.al