Tjetër rekord rastesh të reja me coronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 694 qytetarë nga 2,560 testime të kryera në total.
Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinën 14-ditore (prej ditës së djeshme të shëruarit nuk numërohen me më tampon), duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetëkarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 694
Të shëruar ne 24 orë 351
Të shtruar në spitale 412
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,560
Testime totale 160,451
Raste pozitive 29,126
Raste Aktive 14,685
Humbje jete 637
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7158
Durrës 1182
Fier 1169
Korçë 844
Shkodër 812
Elbasan 762
Vlorë 686
Lezhë 635
Berat 501
Gjirokastër 439
Kukës 356
Dibër 141