Në Shqipëri 16 persona janë lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri.
Top Channel shkruan se në organizimet që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente, por si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 persona.
Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre.
Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, teksa Policia e Shtetit ka patrulluar gjatë gjithë kohës.