×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shprehitë që ju ndihmojnë të ulni kolesterolin

    FrontOnline
    22 Prill 2022

    Kolesteroli i lartë është një problem për një numër në rritje njerëzish dhe paraqet rrezik për sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

    Lajmi i mirë është se kolesteroli i lartë mund të parandalohet dhe ulet nga ndryshimet e stilit të jetesës.

    Në vijim jua sjellim disa shprehi, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ulni nivelet e kolesterolit në organizëm.

    Dy simptoma më pak të njohura të kolesterolit të lartë në thonjtë tuaj

    Ulni marrjen e yndyrave të ngopura dhe eliminoni trans-yndyrat

    Yndyrat e ngopura rrisin LDL kolesterolinm njohur si kolesteroli i keq. Ato gjenden kryesisht në produktet shtazore, por edhe në disa produkte furre që përfshijnë yndyra të ngopura bimore, si vaji i palmës dhe kokosit. Pesë burimet kryesore të yndyrave të ngopura janë djathi, ëmbëlsirat e gatshme (torta, kifle dhe akullore), pula, mishi i derrit dhe hamburgerët.

    Trans-yndyrat janë një formë e yndyrave të pangopura, të cilat shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Ato gjithashtu rrisin kolesterolin e keq dhe ulin kolesterolin e mirë. Shumica e tyre formohen në një proces industrial.

    Merrni më shumë yndyra të shëndetshme

    Zëvendësoni yndyrat e ngopura dhe trans me yndyra më të shëndetshme, si acidet yndyrore mono të pangopura dhe omega-3. Ullinjtë, vaji i ullirit, avokadot dhe produktet arrore, janë burime të mira të yndyrave të pangopura. Në këtë mënyrë, mund të reduktoni kolesterolin e keq (LDL), të rrisni kolesterolin e mirë (HDL) dhe si rrjedhim zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

    Acidet omega-3 yndyrore kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin kardiovaskular. Duke zëvendësuar mishin dhe duke marrë më shumë acide omega-3 yndyrore, mund të ulni kolesterolin e keq, të ulni trigliceridet dhe të rrisni kolesterolin e mirë.

    Peshqit e pasur me acide omega-3 yndyrore janë salmoni, toni, trofta, skumbri, sardelet dhe harenga. Burimet bimore të tyre janë farat e lirit, arrat dhe farat chia.

    Kolesterol i lartë: Dy ndjesi të veçanta në gjymtyrë që paralajmërojnë rrezikun

    Konsumoni më shumë fibra

    Fibrat e tretshme – të cilat gjenden në tërshërë, elb, fasule, thjerrëza dhe shumë fruta e perime – reduktojnë përthithjen e kolesterolit, duke u lidhur me kolesterolin në traktin tretës dhe duke parandaluar tretjen e tij. Për këtë arsye, një dietë e pasur me fibra të tretshme mund të ulë ndjeshëm nivelet e kolesterolit.

    Ushtroni më shumë

    Ushtrimi ndihmon në rregullimin e peshës trupore, përmirësimin e humorit dhe uljen e sheqerit në gjak, dhe gjithashtu mund të rrisë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq. Sipas udhëzimeve, të rriturit duhet të ushtrojnë të paktën 150 minuta në javë me një intensitet të moderuar.

    Konsumoni më shumë proteina bimore

    Zgjidhni proteina bimore si fasulet, thjerrëzat dhe tofu. Produktet shtazore nuk janë burimi i vetëm i proteinave. Ne mund të marrim të gjitha proteinat e nevojshme duke ngrënë bimë.

    Kushtojini vëmendje peshës trupore

    Humbni peshë nëse është e nevojshme. Jo të gjithë njerëzit me kolesterol të lartë janë mbipeshë, por nëse e keni atë ose jeni obez, edhe një humbje e vogël në peshë mund të përmirësojë kolesterolin tuaj.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Maj 2024
    Për një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju duhet t’i konusmoni rreth 50 minuta, para se të flini. Pothuajse ky...
    Lifestyle10 Maj 2024
    Shpesh, mesazhet që dërgohen me telefon janë më të vështira për t’u deshifruar. Në dallim nga fjala që shprehet apo ndërveprimet personale,...
    Lifestyle09 Maj 2024
    Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre....
    Të tjera
    Sport13 Maj 2024
    Siç e do zakoni, pas çdo xhiro, edhe këtë, Federata e futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin për futbollistin e javës. Këtë...
    Vip13 Maj 2024
    Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezajit dhe aktorit Besart Kallaku, ka ndezur debat në panelin e të ftuarve në “E Diell”, ku ka...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Një top ofertë ka lansuar kompania më e madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” për klientët e saj, ku vetëm me 99...
    Lajme13 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë. Gjatë qëndrimit dy...
    Lajme13 Maj 2024
    Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duke iu referuar raportit tre mujor të Buxhetit, në periudhën janar-mars 2024 ku të...
    Lajme13 Maj 2024
    Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta pas një përleshjeje brenda një shkolle...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.