Disa shprehi bëjnë dëm të pakthyeshëm për trupin, dhe meqenëse nuk kanë shpikur ende një orë për të kthyer kohën prapa, ato sigurisht që jua shkurtojnë jetën.
Sipas disa kërkimeve, jetëgjatësia në Amerikë është shkurtuar me një vit e gjysmë deri në vitin 2020, kryesisht për shkak të pandemisë, transmeton FrontOnline. Por statistikat nuk duhet të merren si dëshmi se ju nuk e keni jetën tuaj në duart tuaja.
Një studim i botuar në revistën ‘BMJ Open’ vitin e kaluar zbuloi se ekzistojnë katër zakone dhe faktorë të përditshëm që ndikojnë fuqishëm në jetëgjatësinë. Mos u shqetësoni, nuk është e vështirë t’i shmangni ato, dhe këtu janë disa prej tyre…
Pirja e duhanit
Shkencëtarët finlandezë mblodhën të dhëna shëndetësore për burrat dhe gratë midis moshës 25 dhe 74 vjeç midis viteve 1987 dhe 2007, dhe i analizuan ato për shtatë vjet të tjerë. Ata zbuluan se cigaret që shkurtojnë jetën me 6.6 vjet kanë ndikimin më të madh në shkurtimin e jetëgjatësisë tek burrat 30-vjeçar. Në gratë 30-vjeçare, pirja e duhanit shkurtoi jetëgjatësinë me një mesatare prej 5.5 vjet.
Diabeti i tipit 2
Hulumtimet kanë gjetur se diabeti i tipit 2 shkurton jetëgjatësinë tek meshkujt me 6 vjet e gjysmë, dhe tek gratë me 5.3 vjet. Kjo sëmundje rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Pasiviteti fizik, obeziteti dhe një dietë e varfër e pasur me sheqer dhe ushqime të përpunuara janë rreziku më i madh për të marrë diabet.
Stresi i fortë
Situatat jashtëzakonisht stresuese shkurtojnë jetën me 2.8 vjet për burrat dhe 2.3 vjet për gratë. Stresi shkakton një përgjigje imune në trup që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe tumoreve. Gjithashtu, stresi është gjetur të shkaktojë humbje të kujtesës edhe tek personat nën 50 vjeç.
Shumë pak stërvitje
Pasiviteti fizik shkurton jetën mesatarisht me 2.4 vjet te meshkujt. Rritja e aktivitetit kontribuon në rregullimin e peshës, presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit, të gjitha këto janë të lidhura me rreziqe nga vdekja e hershme.
Lajme te mira
Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu se përveç stërvitjes, disa zakone të tjera të shëndetshme mund të zgjasin jetën, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për një dietë të pasur me fruta dhe perime. Konsumimi i rregullt i frutave shoqërohet me një rritje të jetëgjatësisë prej 1.4 vjetësh./FrontOnline/