×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë, ishte e bllokuar në banesën që u përfshi nga zjarri

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Policia ka shpëtuar një 19-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj që ishte përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

    Fatmirësisht, 19-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”  ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri. 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Stuhia Boris ka shkaktuar të paktën 18 viktima në katër shtete europiane, Poloni, Austri, Rumani dhe Çeki. Por numri mund të rritet...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16 persona,...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Bruksel ka fillur takimi mes kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak....
    Sport17 Shtator 2024
    Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të nisë sot. Për herë të parë në histori të kësaj gare, nga edicioni...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pas përfundimit të renovimit së shkollës mesme të lartë “Ahmet Gashi” në Prishtinë, të martën u mbajt ceremonia e hapjes së saj....
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë në sesion privat, dëshmitari i 85-të i...
    Vip17 Shtator 2024
    Arjola Demiri, emër mjaftë i komentuar për paraqitjet e saj. Ajo para pak minutave ka postuar një foto nga palestra, shkruan Kosovarja....
    Lajme17 Shtator 2024
    Serbia e ka nisur fushatën e saj të paralajmëruar ditë më parë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, për siç tha ai, “situatën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.