Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë.
Për rastin janë deklaruar nga kolegji.
Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori deklaroi per IndeksOnline se me qëllim të shmangies së panikut dhe keqinformimit, njofton se situata është plotësisht nën kontroll dhe s’ka nevojë për shqetësim.
Incidenti, sipas Brajshorit, ka ndodhur në pjesën e bazës së sistemit të ngrohjes, që gjendet në oborr, jashtë objektit të kolegjit.
“Gjatë këtij procesi, një punëtor i kompanisë së kontraktuar për servisim ka pësuar lëndime të lehta. Fatmirësisht, ai është mirë dhe po merr kujdesin e duhur”, tha Brajshori.
Ajo bëri me dije se nuk ka të tjerë të lënduar, teksa janë ndërmarrë masat e nevojshme që një gjë e tillë të mos përsëritet më.
Brajshori shtoi se personin e lënduar e ka vizituar pas incidentit dhe se gjendja shëndetësore e tij është stabile. Ai ka pësuar lëndime në dorën e tij të majtë.