×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në Zveçan, Elshani: Sulmi ndaj institucioneve të Kosovës është vepër terroriste

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, ku cak i sulmit ishin zyret e Postës së Kosovës.

    E një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësiteve adekuate të policisë.

    Nga kjo ngjarje s’ka persona të lënduar, veç dëme materiale.

    Për rastin në fjalë është deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Elshani tha në emisionin Kosova Today se sulmet ndaj institucioneve janë vepra me elemente të terrorizmit.

    “Nga viti 2022 është kjo situatë në këtë formë, por ne jemi mësuar me këtë sistem”, deklaroi Elshani.

    Ai theksoi se policia është duke e hetuar rastin.

    Numri dy i policisë në veri theksoi se situata në atë zonë është deklikate, por e qetë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj, varroset sot në Pejë. Këtë e bën të ditur familjarët e të...
    Lajme05 Prill 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se të shtunën, më 5 prill, do të realizohen punime teknike të domosdoshme në rrjetin e...
    Lajme05 Prill 2025
    Luan Hasanaj, organizator i protestës, ka deklaruar për “Front Online” se protesta e tyre tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do...
    Të tjera
    Lajme04 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje kalimtare shiu. Era do të fryjë...
    Vip04 Prill 2025
    Një iniciativë plot entuziazëm nga katër të rinj shqiptarë të diasporës, që donin të surprizonin banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin,...
    Lajme04 Prill 2025
    Eksperti i ekonomisë nga Shqipëria, Adrian Civici thotë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë janë sipërfaqësore sesa...
    Lajme04 Prill 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës në opinionin e saj kundërshtues për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike nga ZRRE, kishte publikuar edhe...
    Vip04 Prill 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përvojë shumë të rëndësishme dhe...
    Lajme04 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një reagim të gjatë lidhur me kërkesën e saj për krijimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.