×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpërthimi masiv i vullkanit detyron me mijëra të braktisin shtëpitë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Një vullkan ka shpërthyer së fundmi në Indonezi duke lëshuar hi dhe tym deri katër kilometra lart në qiell, ndërsa më shumë se 2,700 njerëz janë evakuuar duke kërkuar mbrojtje.

    Zëdhënësi i agjencisë së emergjencës së provincës jugore Nusa Tenggara, Raditya Jati, tha në një deklaratë se vullkani i malit Ile Lewotolok ka shkaktuar panik mes atyre që jetojnë në zonë. Indonezia ka rreth 130 vullkane aktive, më shumë se çdo vend tjetër i botës.

    Shumë prej tyre nisin nivel të lartë aktiviteti disa javë ose disa muaj para shpërthimit.

    Rreth 2,780 njerëz nga 26 fshatra kanë kërkuar ndihmë për strehim, shtoi Jati.

    Muhammad Ilham, një 17-vjeçar dëshmitar i shpërthimit, tha se rezidentët ishin në panik dhe kërkonin mbrojtje.

    Qendra indoneziane e vullkaneve tha në faqen e saj të internetit se zona pranë vullkanit është e mbushur me re të nxehta tymi, rrjedhje lave dhe gaze helmuese.

    Kreu i qendrës tha se statusi i rrezikut të vullkanit është ngritur në nivel të dytë, nga katër të mundshme, prej rritjes së kërcënimit.

    Agjencia tha se vetëm tre vullkane të tjerë kanë arritur në këtë nivel. Mes tyre përfshihen vullkani Merapi në ishullin e Java dhe Sinabung në Sumatra, të cilët shpërthyen këtë muaj./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    E pakënaqësinë për rritjen e pensioneve për 20 % e ka shprehur edhe sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati. Kastrati ka...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një burri pasi i njëjti dyshohet se me 11 nëntor e ka ngacmuar seksualisht...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pretenduar se janë bërë 444 investime infrastrukturore në arsim. Në mesin e tyre, Kurti përmendi edhe investimet në...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Buxhetin e Shtetit dhe Çështjet Financiare të Parlamentit Bavarez...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë bërë të ditur se nga tetori...
    Lajme20 Nëntor 2024
    UNICEF-i dhe BE-ja në Kosovë shënojnë sot Ditën Botërore të Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.