Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që një nga rajonet më të goditura të Italisë, ai i Kampanjës të rikthejë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Presidenti i rajonit, Vicenzo de Luca, i detyruar dhe nga shifrat e infektimeve, vendosi të mbyllë deri më 30 tetor të gjithë aktivitetin shkollor në Kampanja.
Kështu sipas kësaj mase do të ndalohet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme deri në fund të muajit, pezullohen gjithashtu aktivitetet didaktike dhe mësimi do të kalojë online.
Në urdhrin e ri të presidentit të rajonit përfshihet gjithashtu dhe ndalimi i festave, ceremonitë fetare në vende publike të hapura e të mbyllura dhe grumbullimet në banesa.
Sot, Italia ka regjistruar 8804 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë.
Po ashtu, vendi ka regjistruar 83 humbje jetësh (gati dyfishi i 43 vdekjeve të një dite më parë).