Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot do të mbledh përfaqësuesit e Policisë, Asociacionit të Komunave, Inspektorateve qendrore e lokale, për të diskutuar rreth gjendjes me COVID-19 në vend.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban sot (e martë, 27 tetor) takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.
Zemaj sot ka takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, drejtorin e Shëndetësisë në kryeqytet, Bujar Gashin dhe drejtorin e Inspeksionit, Adonis Tahiri.
Në takimin me krerët e Prishtinës, Zemaj tha se nuk do të tolerohet askush që nuk respekton masat anti-covid.