Mbrëmë rreth orës 22:00, ka ndodhur një shpërthim në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në parkingun e një lokali.
Njësitet përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e veturës me të cilën ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Personi i dyshuar është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të pëtgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.