Një shpërthim ka ndodhur në një shkollë fetare në Pakistan. Ngjarja ka ndodhur në Peshawar teksa qyteti është zgjuar me një tragjedi pasi 7 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë, teksa qyteti i Peshawar që ndodhet kufi me Afganistanin ka parë nga tragjeditë më të mëdha të shkaktuara nga talibanët.
6 vite më parë një person i armatosur hyri në një shkollë ushtarake për të vrarë 150 persona teksa të paktën vitet e fundit numri i sulmeve ka ardhur në zbritje.