Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani ishte përfshirë në një debat të ashpër me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina javë më parë.
Situata kishte eskaluar sa që në një moment, Batatina iu drejtua “Qeqës”: “Palo gazeta”, shkruan FrontOnline.
Në lidhje me këtë rast, Krelani është rikthyer të flasë prapë, derisa ka dhënë një deklaratë tejet interesante.
“Momenti kur një person të ofendon live, ai po fsheh diçka sepse nuk është në gjendje të të përgjigjet. Dua të zbuloj diçka publikisht, asgjë nuk ka ndodhë live, çfarë ka ndodhur mbrapa skenave”, ka thënë “Qeqa” në ATV.
“Edhe diçka, nëse ata mendohen të ofendojnë, unë e di që ne gazetarët palojmë gazeta, ashtu si futbollistët që palojnë topa”, tregoi ajo.
“Kështu që më mirë me palu gazeta se sa tiketa të bastoreve”, shtoi Qëndresa Krelani./FrontOnline/