Kina po teston sërish një qytet të tërë për koronavirus mes një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang.
Autoritetet kanë nisur testimin e rreth 4.7 milionë njerëzve në Kashgar pas zbulimit të 138 rasteve asimptomatike.
Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e normave të infeksionit, megjithatë edhe në vendin nga ku nisi, sëmundja ngre krye herë pas here. Xinjiang është shtëpi e pakicës kryesisht myslimane ujgure të Kinës, për të cilën grupet e të drejtave pretendojnë se përndiqet nga Pekini zyrtar.
Shkollat në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një dokument testimi negativ.
Rasti i parë në këtë qytet ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në lagjen periferike Shufu.
Rasti i saj u zbulua pas një atij që media shtetërore kineze e përshkroi si “test rutinë”. Ky përbën infektimin e parë në territorin e Kinës për 10 ditë. Vendi përgjithësisht nuk i llogarit rastet asimptomatike në bilancin zyrtar të të prekurve, që shënon 85.810. Numri i vdekjeve është 4,634.
Deri pasditen e së dielës, në Kashgar u kryen mbi 2.8 milionë teste.