Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Faruk Statovci e ka kritikuar Drenicën për transferimet e bëra në afatin e fundit.
Sipas Statovcit, klubi drenicas ka bërë transferime të gabuara, pasi futbollistët e ardhur nuk janë të nivelit të skuadrës, shkkruan FrontOnline.
Madje, ai thotë se këta futbollistë nuk kanë pasur minutazh në klubet e tyre të mëparshme.
“Një lojtar që nuk luan askund, nuk është në 18-she, vjen në gjysmë të kampionatit dhe e shpëton Drenicën? Unë nuk mendoj që ka”, ka thënë fillimisht Faruk Statovci.
“Shikoni CV e tyre, sa lojë i kanë luajtur! Ku kanë qenë… Ata mund të ishin në Partizan, Tiranë, Barcelonë – por s’kanë luajtur”, tregoi ai.
“I kanë mbledh apo fry topat. Për gjashtë muaj nuk i kanë dy lojë të luajtura, nuk mund të jetë lojtar i mirë ai. Drenica ka liruar shumë lojtarë të mirë, më të mirë se këta që i ka transferuar”, përfundoi Faruk Statovci në “Kanal 10”./FrontOnline/