Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në ndeshjen Tirana – Kastrioti, pas goli të realizuar nga vendasit në minutën 78-të, shkruan FrontOnline.
Drejtuesit e Kastriotit janë acaruar pasi pretenduan se futbollistët kryeqytetas nuk respektuan “Fair–Play”-n, teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.
Është dashur ndërhyrja e policisë që situatë të qetësohej.
Kastrioti u largua nga fusha për disa minuta, ndërkohë që ndeshja ka rifilluar./FrontOnline/