Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 418 raste pozitive me COVID-19. Edhe sot, numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Prishtinë.
Në kryeqytet janë regjistruar 188 raste të reja me këtë sëmundje. Rastet e tjera janë nga Gjakova, Fushë Kosova, Podujeva, Gjilani, Peja, Deçani, Prizreni, Suhareka, Lipjani, Drenas, Obiliq, Klina, Shtimja, Graçanica, Ferizaj, Vushtrria, Kamenica, Malisheva, Rahoveci, Skënderaj dhe Vitia.
“Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.