Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke e montuar një bombolë mëngjesin e së enjtes, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.