Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.
Këtë për Front Online e bëri të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në nformacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./Front Online/