×
  • Front TV
  • Front TV

    Shpërthejnë akuzat mes deputetëve të komuniteteve: Hoti po u jep para OJQ-ve të afërta me politikën

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Zyra për Çështjet e Komuniteteve në kuadër të zyrës së kryeministrit ka hapur një thirrje publike për OJQ-të të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komunitetit jo-shumicë në Republikë e Kosovës.

    Por, për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre OJQ-ve ka dyshime deputeti i Vetëvendosjes nga komuniteti egjiptian, Elbert Krasniqi.

    Ai po pretendon se në mesin e OJQ-ve të cilat kanë hyrë në listën e ngushta janë edhe dy OJQ të afërta me deputetin e kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

    Ai madje ndarjen e mjeteve nga zyra e kryeministrit për këto dy OJQ- e ka cilësuar edhe joligjore pasi që siç tha ai ka të bëjë me konflikt interesi.

    “E kam përcjell zyrën e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve dhe nga 50 OJQ-të që janë financuar në listën preliminare kam vërejtur që janë vetëm dy OJQ të financuar nga radhët e komunitete egjiptian dhe këto dy OJQ janë OJQ të cilat janë të themeluara nga anëtarë të ngush të partisë së z. Berisha, kemi të bëjmë me persona të cilët janë kryetar të degëve dhe në zgjedhjet e fundit kanë qenë të angazhuara në listat zgjedhore kështu që kemi të bëjmë me OJQ politike dhe si në  parim është vepër joligjore, siç e cilësova edhe në Kuvend kemi të bëjmë me konflikt interesi shto këtu edhe ushtrimin e ndikimit nëse një OJQ i anëtarëve të tij financohet nga fondet publike”, tha ai për Front Online.

    Krasniqi ka thënë se me ndarjen e këtyre mjeteve Qeveria e Kosovës nuk ka qenë transparente pasi që nuk i ka bërë publike shifrat e projekteve të cilat kanë fituar.

    Deputeti i cili është pjesë e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Qeveria “Hoti” nuk e ka implementuar masën nëntë të Pakos Emergjente e cila ka pasur për qëllim t”i ndihmon minoritetet pas situatës së krijuar nga pandemia.

    Ai tha se mjetet e ndara për këtë masë, Qeveria “Hoti” i ka ndarë për OJQ-të politike.

    “Të them të drejtën nuk ka transparencë shumë se sa është shifra e këtyre projekteve e as me çka kanë të bëjnë këto projekte, por ju rikujtoj se Zyra e Kryeministrit e ka ndalë implementimin e masës nr. 9 ku ka qenë nga Pakoja Emergjente fiskale nga Qeveria “Kurti” për komunitetin egjiptian dhe dy komunitetet tjera t’i mbështes me projekte në vlerë 2 milionë euro e kjo është e vetmja masë që nuk e ka aplikuar Qeveria “Hoti”, dhe si kundërpërgjigje për këtë ata e kanë  hapë një thirrje publike nga zyra e kryeministrit për të gjitha komunitetet që është thirrje e zakonshme”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i VV-së: Hetuesia të merret me ndarjen e mjeteve për OJQ-të e afërta me Veton Berishën

    Deputeti Krasniqi, ndarjen e mjeteve për dy OJQ-të të cilat i cilëson si politike  e ka ngritur edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ku është votuar Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomi, ku ka kërkuar edhe nga organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë thirrje të Qeverisë.

    “Në dy rast që unë e kam ngrit këtë çështje kam kërkuar nga organet e hetuesisë që të mirën me këtë thirrje unë nëse i kam identifikuar dy OJQ të cilat janë të sigurta OJQ politike kush na garanton se edhe OJQ-të nga komunitete tjera nuk janë të lidhura me deputet të koalicionit qeverisës, kështu që kjo është punë e organeve tjera e imja do të jetë që të ngriti zërin për këto padrejtësi”, tha ai tutje për Front Online.

    Akuzave të Krasniqit për mjetet e ndara për dy OJQ-të, nuk iu është përgjigjur deputeti Veton Berisha.

    Ai shkurt për Front Online tha se nuk ka  çfarë t’i komenton këto akuza dhe për mjetet e ndarja për OJQ- të pyetet zyra e Kryeministrit.

    Deputeti nga komuniteti egjiptian: Qeveria “Hoti” nuk ka bërë asgjë për komunitetet

    Deputeti Elbert Krasniqi foli edhe për punën e Qeverisë “Hoti” për komunitetet. Ai tha se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për komunitete në Kosovës, përveç që ka subvencionuar OJQ të individëve të afërt me politikën për pazaret e tyre.

    “Realisht nuk ka ndonjë veprim konkret i cili mund të lëvdohet edhe pse jam deputet në opozitë unë do të duartrokas për cilëndo iniciativë e cila ka në fundamet idenë dhe qëllimin për mbështetje të komuniteteve edhe këto subvencionime të OJQ-ve politike nuk është mbështetej për komunitetin është mbështetje për individin d.m.th. të gjitha veprimet e deritashme asnjë nuk mund t’i cilësojmë si veprime që janë bërë nga Qeveria për të mirën e qytetarëve por e ka veprimin i cili bëhet për pazare politike”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se komunitetit lufton për ekzistencë derisa potencoi kushtet e rënda me të cilat po përballen ata.

    “Komuniteti që unë përfaqësoj dhe disa komunitete tjera gjinden në një situatë të rënd dhe përditshmëria e tyre edhe pa pandemi është shumë e rënd dhe e vështir ata luftojnë për ekzistencë dhe jo për jetës shto këtu pandeminë dhe mos mbështetjen institucionale, gjendje e komunitetit që unë përfaqësoj është shumë e rënd”, tha ai për Front Online.

    I pyetur se a do të jetë edhe në mandatin tjetër pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Krasniqi, tha se qytetarët e kanë mirëpritur vendimin e tij që të t’i bashkohet grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të vazhdon ta mbështes kauzën për një të ardhme më të mirë.

    Deputeti i VV-së: LDK-ja nuk e votoi ditën memoriale të egjiptianeve si festë zyrtare

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes pjesë e të cilit është edhe Elbert Krasniqi, kanë kërkuar që të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare që të futet si festë edhe  “Dita memoriale e Komuniteteve”, por kjo iniciativë edhe pse është e garantuar me Kushtetutë të Kosovës nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar.

    Deputeti Krasniqi tha se plotësim-ndryshimi e ligjit nuk u votua për shkak të kalkulimeve politike mes partive të koalicionit pjesë e të cilave është edhe Lista Serbe.

    “Me iniciativën time dhe të deputetëve të LVV-së ne kemi nis plotësim-ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, kemi kërkuar që të shtohet 24 qershori si “Dita memoriale e Komunitetit Egjiptian” në Kuvendin e Kosovës nuk kaloj me shumicën e dyfishtë edhe pse mori votat e shumicës shqiptare, por nuk e pati votën e komuniteteve pakicë kryesisht të Listës Serbe ishin kundër, ky kundërshtim i tyre erdhi nga kalkulimet politike me koalicionin qeverisës pasi që as LDK-ja nuk e ka përkrahur këtë iniciativë”, tha ai për Front Online.

    Deputeti nga komuniteti egjiptian: Qeveria dhe MASHT-i dështuan në ofrimin e mësimit online për komunitetet

    Platforma e MASHT-it, për mësimin online gjatë pandemisë u kritiku shumë, pasi që ajo nuk arriti të ketë efektin e duhur te nxënësit.

    E lidhur me këtë deputeti Krasniqi, tha se fëmijët e komuniteteve e kanë pasur të vështirë të marrin pjesë në mësimin online për shkak të kushteve të rënda.

    Ai tha se Qeveria dhe Ministria e Arsimit, nuk kanë bërë asgjë që t’i sigurojnë pajisjet teknologjike për fëmijët nga radhët e komuniteteve që të kenë qasje në mësimin online.

    “Fëmijët nga radhët komuniteteve në numër shumë të madh ashtu sikur fëmijët të tjerë në kushte të vështira ekonomike e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë në mësimin online për shkak të kushteve të rënda, jo çdo herë ajo që është servar në televizionin publik ka qenë adekuate për secilën klasë, kjo është vlerësuar nga ekspertët e fushës, komunitete e kanë pasur të vështir pasi që nuk kanë pasur pajisje teknologjike të komunikojnë me mësimdhënësit e tyre për procesin e mësimit dhe koordinimin rreth detyrave”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Më shumë se 10.000 imigrantë humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në Spanjë përmes detit, sipas një raporti të publikuar të...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Vullneti iu ka treguar se si e ndjek Big Brother bashkë me nënën e tij, dhe arsyen pse. “Unë më së shumti...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar që KEDS-i të sigurojë furnizim më të shpejtë me energji për qytetarët e...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Neshiq u arrestua të enjten së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir që u futën si një banor i vetëm në “Big Brother Vip Albania 4”, i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.