×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërfillja 100-ditore e kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Janë bërë thuajse gati 100 ditë që nga momenti kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i dërgoi kryeministrit Albin Kurti një ftesë për t’u paraqitur si dëshmitar lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

    Megjithatë, kryeministri ka refuzuar të përgjigjet në thirrjen e Prokurorisë dhe ka kërkuar që intervistimi të zhvillohet në ambientet e zyrës së tij, në Qeverinë e Kosovës.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dërguar kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitari lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Ky zhvillim ka krijuar një situatë të pasigurisë dhe ka nxitur debate të shumta, duke i dhënë një drejtim të ri hetimeve dhe një kohë të gjatë pa asnjë përgjigje zyrtare.

    Refuzimi i Kurtit për të paraqitur veten personalisht para Prokurorisë ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e institucioneve të larta në proceset hetimore dhe mbi transparencën e trajtimit të çështjeve të tilla.

    Refuzimi i Kurtit për të shkuar ka bërë që të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare. Ato për këtë rast kanë shkruar  rreth dy javë më parë

     

    Deputetja e AAK-së: Pse Kurti të jetë mbi Ligjin?

    Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj ka folur për FrontOnline  ka folur rreth ftesës së Prokurorisë Speciale që ia kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti tash e disa muaj.

    Sipas saj Kurti duhet të i përgjigjet kësaj ftese, e jo Prokuroria të e ndjekë atë.

    ‘’Kurti duhet të i përgjigjet ftesës së Prokurorisë e jo Prokuroria ta ndjekë Kurtin. nëpër tubime dhe të tjera’’ thotë ajo.

    Deputetja Kadrijaj, potencon se nuk mundet që Kurti të merret në pyetje në zyrën e tij sepse kjo do të shkaktonte precedent.

    ‘’Nuk merret në pyetje një person në zyre sepse më pas krijohet precedent i keq, ku secili qytetar mund të kundërshtoj që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë. Nëse Kurti nuk i përgjigjet ftesës, Prokuroria të i zbatoj ligjet dhe Kushtetutën e Kushtetutës. Askush nuk është mbi ligjin e as z.Kurti’’ përfundoi Time Kadrijaj.

     

    Avokati Smakiqi: Kurti po e paraqet Kosovën si “banana Republikë’’

    Avokati Xhevdet Smakiqi, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë tash e disa javë që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron të drejtë dhe të bazuar në ligj.

    Ai thotë se kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyre e ka sfiudar rëndë autoritetin e organeve te drejtësisë.

    ‘’Mendoi qe sjellja e dëshmitarit Albin Kurti ne procedurën penale paraprake pra nën hetime kur ende nuk kemi aktakuze nga PSRKZ-ja në rastin nën hetime për rezervat shtetërore, duke u fshehur pas karriges së pozitës kushtetuese të Kryeministrit e ka sfiduar rëndë autoritetin e organeve te drejtësisë’’, thotë ai.

    Sipas Smakiqit, vetë koha e kaluar që nga dita e parë kur iu është dorëzuar ftesa kryeministrit Albin Kurti është puç institutcional.

    ‘’Vet koha e kaluar prej 100 ditësh nga dorëzimi i ftesës se parë e deri sot i këtij dëshmitari që ka pozitën Kryeministër i Republikës se Kosovës përbënë puç institucional dhe shembull i keq kundër rendit dhe ligjit e në favor të krimit dhe korrupsionit’’, shprehet ai.

    Avokati Smakiqi, deklaron se megjithatë nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të nenit 132 të Ligjit ndaj secilit person në vend.

    ‘’Megjithatë sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe se neni 132 duhet te zbatohet ndaj secilit dëshmitarë ne procedure penale s’ka rendësi as pozita kushtetuese as votat ne proces zgjedhor, prandaj Albin Kurti ne procedure ka vetëm statusin dëshmitar. Konsideroi Albin Kurti me sjellje anarkiste do te refuzoi të përgjigjet urdhrit te Gjyqtarit te Procedurës Paraprake dhe tenton te arrije te arrestohet viktimizohet për të dështuar konstituimi i Kuvendit te ri dhe Qeverise për ta dërguar Kosovën ne zgjedhje të jashtëzakonshme me objektivin për të arritur 51% si ne vitin 2021’’ potencon ai.

    Ai deklaron se sjelljet e Kurtit po bëjnë që Kosova të paraqitet në botë si “banana republikë”.

    ‘’Ky sfidim serioz i një dëshmitari ne procedure penale që fshehët pas pozitës së Kryeministrit te Kosovës e dëmton rendin kushtetues dhe e bënë Republikën e Kosovës te duket ne sytë e Evropës dhe Botes si banane republike’’ përfundoi Smakiqi.

     

    Shala për Kurtin: Le të shkojë në Prokurori e le të kontribuoj për drejtësinë

    Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, ndaj kryeministrit Albin Kurti, që  të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron si të drejt dhe sipas tij Kurti do të duhej të paraqitej.

    ”Kjo varet nga Kurti a do të shkoj ose jo, a do e zbatoj apo jo ligjin si kryeministër’’ thotë ai.

    Shala, potencon se kryeministri Kurti duhet me qenë shembull për respektim të ligjit.

    ‘’Ky duhet me qenë shembull për respektimin e ligjit’’, shprehet Shala.

    Sipas tij, kryeministri i vendit do të duhej të i kontribuonte drejtësisë.

    ‘’Unë do të doja që ai të shkonte në Prokurori dhe të mos bëhet ky një problem dhe të kontribuoj për drejtësi’’ tha Shala, ish-kryetar i Apelit.

     

    Bunjaku nga FOL: Kurti nuk do t’i përgjigjet Prokurorisë, kjo e fundit të veproj sipas Ligjit

    Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘’FOL’’ për FrontOnline, thotë se nuk pret që kryeministri Albin Kurti do të përgjigjet ndaj ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    ‘’Nuk presim përgjigjje pozitive nga Kryeministri’’, deklaron ajo.

    Sipas saj, Prokuroria duhet të veproj në kuadër të dispozitave ligjore.

    ‘’Prokuroria duhet te veproje sipas dispozitave ligjore’’ tha Bunjaku për FrontOnline.

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2025
    Maqedonci: Intervenimi i NATO-s i dha fund spastrimit etnik në Kosovë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 26 vjetorin e intervenimit...
    Lajme24 Mars 2025
    Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në...
    Lajme24 Mars 2025
    Familja Zymeri nga fshati Shtitaricë i Vushtrrisë sot ka hapur të pamen për 19-vjeçarin A.Z, i cili dyshohet se u vra mbrëmë...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo ditë na kujton momentumin...
    Lajme24 Mars 2025
    Gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, pak kohë më parë përfshihej në diskutimet...
    Lajme24 Mars 2025
    Sot shënohen 27 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. Më 24 mars...
    Lajme24 Mars 2025
    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE · Gllogoc / 23.03.2025 – 13:00. Është...
    Lajme24 Mars 2025
    Ish-gjenerali i Luftës në Kosovë, Hisen Berisha, është shprehur për “Front Online” se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për...
    Lajme24 Mars 2025
    Janë bërë 6 javë prej që kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve, transmeton IndeksOnline....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.