
Qeveria në largim e udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj, për vitin 2018-të, i ka rritur shpenzimet për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit, raporton Front Online.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP shpenzimet për mëditje për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit janë rritur për rreth 1 milion e 399 mijë euro apo 45 % më të larta krahasuar me vitin 2017.
Në vitin 2017-të shpenzimet arritën shifrën e 3.082.000 euro, ndërsa në vitin 2018-të në 4.484.000 euro.

Ministria e cila ka shpenzuar më së shumti gjatë vitit 2018, është ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë me rreth 25.376 euro, pas sajë radhitet ajo e Mistrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Ndërsa ministria e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj, për sa kohë ishte në këtë ministri për vitin 2018-të ka shpenzuar rreth shtatë mije euro.
