Ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i të të infektuarve me Covid-19.
Lidhur me këtë, kreu komunal i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka finalizuar me kontratë një tjetër tender për “Furnizim emergjent me teste serologjike për SARS-Covid-19”.
Bazuar në tenderin e publikuar nga prokurimi, fillimisht për ketë tender janë alokuar hiç më pak se 165 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Sipas kontratës të publikuar, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo”, për 163 mijë e 920 euro.
Në njoftim bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ai i cili edhe është finalizuar.
Vlen të përmendim faktin se gjatë 24- orëve të fundit në kryeqytet pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar 52 raste.