Shpend Ahmeti ka krijuar një sondazh online ku ka kërkuar mendimin e qytetarëve për dekorimin e sheshit këtë vit në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka krijuar një sondazh në grupin #rriNshpi me neve në rrjetin social Facebook.
Aty ai ka pyetur qytetarët nëse dëshirojnë që të dekorohet sheshi i kryeqytetit të Kosovës sivjet në kohë pandemie.
Pandemia ka bërë që sivjet të mos funksionojë normalisht gastronomia si dhe liria e qytetarëve të jetë e kufizuar me raste. Andaj ende nuk dihet nëse sheshet e Prishtinës do të kenë gjallërinë e viteve të fundit me organizimet festive.